Stacioni Hapesinor, tani me energjine e duhur

21/03/2009 09:20

Dhjete vjet pasi nisi ndertimi i tij, Stacioni Hapesinor Nderkombetar tani ka te gjithe energjine e nevojshme.

Astronautet e stacionit dhe te anijes amerikane “Discovery” perfunduan ecjen e parashikuar ne hapesire, gjate se ciles instaluan panele te reja diellore, qe ndihmojne per furnizimin e stacionit me energji. Krahet e panelit duhet te prodhojne tani 120 kw energji.

Vendosja e paneleve te fundit do te dyfishoje sasine e energjise qe nevojitet per eksperimente shkencore jashte stacionit, nga 15 kw ne 30 kw. Astronauti Jozef Acaba u tha kolegeve te tij kontrollore ne Toke, se instalimi i paneleve diellore u realizua jo aq lehte sa ishte menduar, por shtoi se koleget e tij kishin bere nje pune shume te mire.

Gjate misionit 13 ditor ne hapesire, anija Discovery ka planifikuar edhe dy dalje te tjera.

Top Channel