Sot, zgjedhjet per kreun e ri te Komunitetit Mysliman

21/03/2009 08:10

Sot Komuniteti Mysliman do te zhvilloje zgjedhjet per kryetarin e ri. Mbledhja do te zhvillohet ne xhamine e qytetit te Kavajes.

Por 21 marsi nuk do te shenoje vetem diten e zgjedhjes se kryetarit te ri. Per shume myslimane, anetare te Keshillit te Pergjithshem Drejtues, myftinj, imame te xhamive, besimtare te thjeshte, do te jete nje dite proteste.

Ata do te protestojne ne menyre paqesore per mosaprovimin e zgjedhjes se kryetarit te ri, per mospelqimin e kesaj menyre sesi jane parashikuar te zhvillohen zgjedhjet, dhe per faktin qe asnje platforme nuk eshte bere publike, as nje kandidature e re nuk eshte bere e njohur per komunitetin.

Perplasja per zgjedhjen e kreut te ri te Komunitetit Mysliman ka perfunduar ne gjykate. Disa anetare te Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman kane vendosur te cojne ne gjykate kundershtimin per mbledhjen e sotme, me 21 mars, ku eshte lajmeruar se do te rizgjidhet kryetari.

Top Channel