Protesta e te verberve: Duam shanse te barabarta

21/03/2009 16:10

Pagesa, punesimi dhe strehimi kane qene disa nga ceshtjet kryesore te kerkesave te shoqates se te verberve te Shqiperise drejtuar qeverise.

Shoqata e te Verberve ka kerkuar nga qeveria te beje korrigjime ne disa ligje qe shkelin te drejtat e tyre.

“Kur u rriten pagat minimale,pagesa jone nuk u ndryshua. Eshte injoruar cdo kerkese apo iniciative per punesim, e drejte per krijimin e shanseve vertete te barabarta per punesimin e te verberve duka na u mohuar shansi per integrim ne shoqeri dhe permiresim te jeteses sone”, u shpreh kryetari, Sinan Tafaj.

Nje tjeter ceshtje e rendesishme e trajtuar nga shoqata e te verberve ishte dhe legjislacioni i tatim taksave. Menyra sesi ky legjislacion eshte ndertuar u ka hequr te verberve favorin e perjashtimit nga taksat direkte te caktuara nga pushteti vendor si dhe te perjashtimit nga tatimet ne rastin e vetepunesimit

Top Channel