Myslimanet, rizgjidhet Selim Muca

21/03/2009 16:00

Perfaqesues te Komunitetit Mysliman, imame nga disa xhami te vendit kane protesuar kunder zgjedhjeve per kryetarin e ri te KMSH-se.

Myslimanet kundershtojne procedurat e ndjekura dhe refuzojne qe kryetari i vjeter Selim Muca, te jete serish kandidati i vetem ne keto zgjedhje.

Me banderola ata jane tubuar perpara medresese ne Kavaje ku jane zhvilluar zgjedhjet, ku Selim Muca eshte votuar serish kryetar me 68 vota. Ndersa jashte ne rruge, myftiu i Kavajes ka sulmuar Mucen

Protestat kane nisur heret ne mengjes, ndersa pas kater oreve tubim te qete ata jane shperndare.

Ne zgjedhjet e Keshillit te Pergjithshem nuk eshte lejuar media. Muca ka fituar mandatin e dyte me 68 vota, nderkohe qe mesohet se ne gare kane qene edhe dy kandidate te tjere, Sabri Hushi dhe Karajfil Mane.

Top Channel