Moti i keq, mungon energjia ne veri dhe jug

21/03/2009 11:30

Moti i keq ka shkaktuar nderprerje te energjise elektrike ne disa zona ne veri dhe jug te vendit. Operatori i Sistemit te Shperndarjes ka njoftuar se linja e tensionit te larte ka pesuar defekt, duke sjelle edhe mungesen e energjise, qe nuk ka kursyer as kryeqytetin.

Ne zonen e Dajtit jane rrezuar ne gremine disa shtylla, qe kane lene pa energji Zall Bastarin dhe Shen Gjergjin. Ne kryeqytet ka mungesa te energjise ne lagjet “Tirane e re”, “Komuna e Parisit” dhe te Presidenca.

Dy kabina qendrore te energjise jane mbushur me uje. Aktualisht pa drita jane Peshkopia, Bulqiza, Burrelli, Rresheni, Klosi, Golloborda. Energjia mungon ne nje pjese te qytetit te Vlores, si dhe ne fshatrat Orikum, Radhime, Kuc e Himare. Disa komuna te Bilishtit, Librazhdit dhe Kavaja, gjithashtu kane probleme.

OST ka njoftuar se po punohet per rikthimin e energjise ne zonat ku ajo eshte nderprere.

Top Channel