Kriza, 110 milione euro minus per qeverine

21/03/2009 08:30

Qeveria shqiptare akumuloi nje deficit ne te ardhura prej 13.7 miliarde lekesh (105 milione euro) gjate vitit te kaluar, ndersa deficiti i pergjithshem ishte 3.7 miliarde leke, (30 milione euro) me shume sesa objektivi.

Te dhenat behen te ditura nga nje vendim qeverie mbi planin buxhetor afatmesem dhe nxjerrin ne pah genjeshtrat e meparshme per realizim te planit te te ardhurave buxhetore ne 100 pe qind.

Deficiti u krijua te te ardhurat tatimore, ku te ardhurat nga akciza ishin me problematiket. Plani i qeverise synonte arketimin e 304 miliarde lekeve (2.47 miliarde euro) gjate vitit 2008. Por ne shtator, kriza financiare boterore shpertheu, cmimet rane dhe rrjedhimisht edhe te ardhurat buxhetore moren tatepjeten.

Pranimi i situates faktike te buxhetit detyron uljen e deficitit te programuar kete vit, me qellim qe te ruhet stabiliteti makroekonomik i vendit. Deficiti eshte programuar te jete rreth 390 milione euro, shifer e barabarte me 4.2 per qind te PBB-se.

 

 

Top Channel