Jordani, babai vret vajzen, doli me tualet

21/03/2009 17:45

Doli nga shtepia pasi kishte bere tualet dhe per kete motiv i ati e vrau.

Ngjarja tronditese ka ndodhur ne Jordani dhe ka si protagoniste nje vajze 19 vjecare, qe eshte rrahur per vdekje nga babai dhe dy vellezerit.

Sipas mediave te Lindjes se Mesme, vajza i kishte folur edhe nje te panjohuri dhe kjo ka qene e papranueshme per familjen e saj.

Vajza ka nderruar jete per shkak se nga dhuna e ushtruar kishte marre plage te renda ne koke.

Per kete krim i ati rrezikon te denohet me burgim te perjetshem, nderkohe qe edhe dy vellezerit e viktimes jane inkriminuar nga autoritetet.

Top Channel