Itali, 150 mije vete manifestojne kunder mafieve

21/03/2009 16:50

Mbi 150 mije persona nga 30 vende te ndryshme te botes jane mbledhur sot ne qytetin jugor italian te Napolit, per te protestuar se bashku kunder te gjitha mafieve.

Manifestuesit, korteu i te cileve arrinte ne 2 kilometra gjatesi, kane ecur ne heshtje duke mbajtur parulla te ndryshme kunder organizatave kriminale qe veprojne neper bote. Gjate marshimit jane lexuar me megafon emrat e 900 personave te vrare nga mafiet e ndryshme.

Te pranishem ne manifestim ishin edhe shefi i anti-mafias italiane, Pietro Grasso, djali i gazetares ruse te vrare Ana Politkovskaja, si dhe shkrimtari Roberto Saviano, i cili mbajti fjalimin qe mbylli manifestimin.

Top Channel