Rikthimi i befte i dimrit dhe reshjet e dendura te debores kane krijuar nje situate te rende ne verilindje te vendit.(UPDATE)
Sipas Sherbimit Metereologjik Ushtarak parashikohet se ne zonat verilindore reshjet e debores do te vazhdojne gjate gjithe dites se shtune , cka ka bere qe shume akse nacionale, por edhe dhjetera komuna te mbeten te bllokuara nga debora.
“Ne aksin e Qafes se Malit ka patur bllokime te automjeteve. Ne Qafe Mali dhe ne zonen e Korces duhet te perdoren patjeter zinxhiret”, tha drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli.
Probleme te medha ka patur edhe ne qarkullimin e automjeteve ne akset Krume-Gjakove, Kukes- Krume dhe Kukes-Qafe Shllak.
E veshtire vazhdon te mbetet situata ne Qafe Krrabe, ku ne kilometrin e 29 ne Gracen automjetet qe nisen nga Elbasani nuk mund te kalojne ne Tirane.
Gjate mengjesit te sotem jane sjelle disa borepastruese per te hapur rrugen, por situate vazhdon te mbetet ende e veshtire. Disa komuna te Elbasanit si Gracen, Labinot dhe Funar nuk furnizohen me energji elektrike.
Probleme ka patur edhe ne Bulqize, ku edhe ketu mungon furnizimi me energji pasi kushtet e veshtira atmosferike kane shkaktuar defekte te ndryshme. Ne Bulqize mesohet se strukturat e pushtetit vendor kane qene indiferente per marrjen e masave urgjente per zhbllokimin e rrugeve.
Ne Gjirokaster, komuna e Zagorise eshte e bllokuar nga debora dhe kalimi i automjeteve ne qafen e Muzines mund te behet vetem me zinxhire.
Mesohet se ne aksin rrugor Tepelene-Ballsh, prane Memaliajt ka patur rreshqitje te dheut duke bere qe makinat te qarkullojne vetem me nje kalim. Probleme te medha ka edhe ne Qafe Plloce ne qarkun e Korces, ku mbi 400 mjetet jane bllokuar nga debora.
Top Channel