Bora ne Kukes, bllokohen makinat ne rruge

21/03/2009 13:15

Rendohet qarkullimi i mjeteve ne Kukes, pasi shume mjete kane mbetur te bllokuara ne Qafe Shllak dhe Qafe Mali.

Pervec autobuseve te linjes Tirane- Prishtine qe kane mbetur te bllokuar ne kete zone, eshte shtuar numri i mjeteve qe nuk mund te levizin ne kete aks.

Sipas Sherbimit Metereologjik Ushtarak parashikohet se ne zonat verilindore reshjet e debores do te vazhdojne gjate gjithe dites se sotme, cka ka bere qe shume akse nacionale, por edhe dhjetra komuna te mbeten te bllokuara nga debora.

Probleme te medha ka patur edhe ne qarkullimin e automjeteve ne akset Krume-Gjakove, Kukes- Krume dhe Kukes-Qafe Shllak. E veshtire vazhdon te mbetet situata ne Qafe Krrabe, ku ne kilometrin e 29 ne Gracen dhjetera makina jane bllokuar qe prej te premtes.

Nderkohe ne verilindje te vendit, ne Pogradec, radhet e makinave kane arritur deri 20 kilometra ne te dyja anet e rruges se Grabovices.

Top Channel