Kriza ekonomike, BE ndryshe nga SHBA

20/03/2009 03:35

Angazhimi amerikan per te shtuar perpjekjet e rimekembjes nga kriza ekonomike nuk ka marre te njejten pergjigje prej lidereve te Bashkimit Evropian.

Te mbledhur ne nje samit ne Bruksel, kreret e bllokut zgjodhen te refuzojne presionet per te injektuar me shume likuiditete ne ekonomite e tyre.

Te merkuren Rezerva Federale u zotua te hedhe ne treg 1 trilione dollare ekstra ne ekonomine amerikane si ndihme kunder recensionit.

Nisur nga kjo nisme Uashingtoni i beri thirrje edhe Evropes te riperterije paketat e stimujve, por kontinenti i vjeter nuk po gjen gjuhen e perbashket as per detaje te planeve ekzistuese te rivitalizimit ekonomik.

“Ka dallime mes Shteteve te Bashkuara dhe Evropes. Vendimarrja nuk eshte ekzaktesisht e njejta. Evropa ka ritmin e vet dhe mendoj ndonjehere se duhet te jemi sa me te shpejte ne kete drejtim, por po perpiqemi te permiresohemi”, eshte shprehur kryeministrja greke, Dora Bakojanis.

Nje sere vendesh evropiane, nder te cilat Franca dhe Gjermania thone se kane shpenzuar boll tani per tani.

Takimi dy ditore i lidereve te Bashkimit Evropian mbahet pikerisht mes presioneve ne rritje per te hedhur me shume para ne ekonomite e veta cka mendohet se mund te ishte nje ndihme e vyer kunder krizes financiare globale.

Top Channel