Gjirokaster, zjarr ne nje fabrike

20/03/2009 11:45

Nje zjarr i forte perfshiu pak minuta me pare nje fabrike te prodhimit te kartepecetave ne Gjirokaster.

Fabrika ndodhet pergjate rruges Gjirokaster-Kakavije dhe ne vendngjarje tashme kane mberitur dy mjete zjarrefikese dhe po punohet per venien nen kontroll te flakeve.

Zjarri perfshiu edhe nje automjet prane fabrikes ndersa ende nuk ka informacion nese ka te demtuar mes punetoreve. Godina eshte duke u djegur dhe prane saj ka edhe objekte te tjera qe po marrin masa per t’i shpetuar flakeve.

Top Channel