Shkoder, gruaja denoncon dhunen seksuale

19/03/2009 17:35

Nje grua ne qytetin verior te Shkodres ka denoncuar pasditen e sotme ne polici nje shtetas te cilin ajo e akuzon per ushtrim te dhunes seksuale ndaj saj.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave shtetesja Adelina Brahaj ka denoncuar shoferin e nje furgoni, Arjan Bytyci, i cili sipas saj e ka dhunuar gjate udhetimit nga Tirana ne Shkoder.

Brahaj ka sqaruar para hetuesve te policise se fillimisht ka pire nje kafe me shoferin dhe me pas ky i fundit e ka dhunuar, duke perfituar nga fakti se udhetonin te vetem.

Burimet shtojne me tej se policia ka ndaluar Arjan Bytycin dhe po vazhdon hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Top Channel