
Michael Schumacher kundershton rregullat e reja qe do aplikohen qysh prej ketij sezoni ne Formula 1.
Ish 7 here kampioni i botes ka deklaruar se keto rregulla nuk do ta ndihmojne sportin. “Jam i cuditur qe kane ndryshuar rregullat kaq vone. Nuk e besoj se nje gje e tille do ta ndihmoje F1, sidomos sistemi i ri per te caktuar kampionin. Nuk arrij ta kuptoj se cfare kuptimi do te kishte nje kampion me me pak pike ne klasifikim edhe pse jam pro forcimit te pozites se fituesit. Duhet te perpiqemi qe ta bejme F1 te qendroje ne krye te garave motoristike duke e treguar forcen ne nivelin me te larte teknologjik”, shprehet ish ferraristi.
Gjate testeve me kokekuqen e re ne Barcelone, ai ka pohuar se Ferrari eshte ne gjendje te mire dhe e gatshme per sezonin e ri qe starton pas 10 ditesh nga Melburni ne Australi. “Mendoj se kete vit shume skuadra do jene ne nivele te larta. Me Ferrarin jane edhe Renault, Toyota, Bmw e Williams, por edhe Brawn GP”, shprehet kampioni qe cuditerisht ka lene jashte liste konkurrentet e McLaren.
“Nuk me kane dhuruar emocione. Duhet thene se sistemi Kers eshte nje rrezik per te gjitha skuadrat”, perfundon ish piloti gjerman.
Top Channel