Rama ne Ballsh: Jo me peng edhe 4 vjet

19/03/2009 17:45

Kryetari i opozites Edi Rama, i cili vijon turin e takimeve me vullnetare te PS, u ndal ne qytetin e Ballshit. Perballe vullnetareve ai tha se vetem nje bashkim pertej flamujve do te sjelle ndarjen me te shkuaren.

Duke folur ne qytetin ku shifrat e papunesise dhe varferise jane te larta, shefi i socialisteve tha se PS do ta fitoje betejen me keto dy fenomene negative te shoqerise shqiptare.

Por liderit te opozites iu desh t’i pergjigjet dhe pyetjes se nje qytetari te pranishem, se perse ai nuk i pergjigjet akuzave te kryeministrit dhe kryetarit te LSI.

“Eshte e disata here qe me kerkohet qe une te shaj. Une do ta beja kete nese te sharat e mija do te te ndihmonin ty te jetoje me mire, nese do te te ndihmonin te gjeje pune dhe nese do te te ndihmonin per te ushqyer familjen. Po te ishte keshtu, une s’do pushoja se shari”, eshte pergjigjur Rama.

Kryetari i opozites beri apel per bashkim, qe sipas tij do te t’i jape jete shpresave dhe endrrave te shqiptareve te marre peng nga politika e vjeter dhe qe vendi, sic tha ai, te mos zvarritet edhe 4 vjet te tjera nga duart e paafta qe e drejtojne sot.

“Shikoni tek njeri-tjetri nje krah me shume qe te jete nje perpjekje per te ardhmen tone, per te gjithe bashke dhe per femijet tane. Eshte koha te provojme se jemi ne gjendje te bejme histori dhe te sjellim ndryshimin”, eshte shprehur kreu i PS.

Shefi i opozites shprehu bindjen per fitore ne zgjedhjet e 28 qershorit, duke argumentuar se kjo eshte e vetmja mundesi qe fati i nje gjenerate te re te mos mbetet peng i interesave te vogla personale te politikes se politikaneve.

Top Channel