Ndihma femijeve me probleme degjimi

19/03/2009 20:40

Pas apelit te 37 vjecares Alketa Kotorri per te ndihmuar dy femijet e saj Armiren dhe Artanin, ka qene i menjehershem reagimi i mjaft institucioneve, bizneseve apo individeve qe kane ofruar ndihme per te vegjlit.

Drejtoresha e Institutit te femijeve te shurdher, zonja Lindita Klimi ka premtuar se femijeve jo vetem qe do t’u sigurohet aparat degjimi, por dhe do t’iu hapen dyert e institutit. Ata do te kene mundesi jo vetem te studiojne, por edhe te ushqehen dhe te flene.

“T’iu bejme diagnostikimin, mund te bejme nje vleresim te komunikimit qe ata kane dhe me vone, nese biem dakord me familjen, iu garantojme vendosjen ne kete institut, ku qendrimi eshte falas, ashtu si dhe edukimi. Gjithashtu, instituti do t’iu a jape falas aparatet e degjimit”, ka deklaruar Klimi.

Prej 10 vjetesh 37 vjecarja jo vetem ka jetuar me femijet e saj ne kushte te veshtira, por nuk ka patur asnje shprese per sherimin e tyre.

Por, pas transmetimit te kesaj historie, ne redaksine e Top Channel kane mberritur telefonata nga organizata dhe qendra te ndryshme, te cilat kane ofruar ndihmen e tyre konkrete per keta femije.

Klinika Audiologjike e kishes protestante ne Durres, por edhe organizata italiane “Magis” jane shprehur te gatshem te ndihmojne 2 femijet me aparate degjimi, por edhe me asistence mjekesore.

Gadishmeri per te ndihmuar kane shprehur edhe fondacioni i femijeve shqiptare, nen drejtimin e zonjes Liri Berisha.

Top Channel