Kriza, qeveria optimiste

19/03/2009 15:25

Zevendesministri i Financave, Florion Mima dhe ai i Ekonomise, Enno Bozdo kane bere publike disa tregues, qe deshmojne per ecurine e ekonomise ne dy muajt e pare te vitit.

“Shifrat jane vertete optimiste”, u shpreh Bozdo.

Ndersa zevendesministri i Financave, Mima theksoi se eksportet jane ne te njejtin nivel me vitin e kaluar, me nje renie fare te lehte prej 0.8 perqind.

Prej vitesh eksportet jane rritur mesatarisht me 15-20% ne terma vjetore,por kriza ka pezulluar tregtine e mineraleve qe kane qene nje ze i rendesishem i eksporteve. Madje, ne total renia mund te kishte qene edhe me e madhe, nese nuk do te ishte kompensuar nga nje tjeter faktor i rastit.

Importet kane rene me 6 per qind ne vlere, ndersa ne sasi rezultojne me rritje 3 per qind, per shkak te renies se cmimeve ne tregjet nderkombetare.

Kjo ecuri e tregtise ka ndikuar edhe te ardhurat ne buxhet, qe per dy muajt e pare jane 3.7 per qind me te uleta se plani.

“Jane kontabilizuar edhe rreth 1.2 milione detyrime te deklarimeve, por nuk jane shlyer ende”, u shpreh Mima.

Ligji u lejon bizneseve qe vuajne mungesen e likuiditet te shtyjne pagesen e tatimeve per nje periudhe te caktuar.

Sipas Ministrise se Financave, nese keto detyrime do te ishin paguar, te ardhurat do rezultonin me rritje krahasuar me planin

Top Channel