
Ne fund te ketij sezoni, Guus Hiddink dhe klubi i Chelsea do vazhdojne ne rruge te ndryshme edhe pse tekniku holandez po ben nje pune te mire ne radhet e bluve te Londres.
Por sipas mediave britanike, kjo ndarje mund te jete vetem nje “mirupafshim” sepse ne kontraten me Federaten Ruse te Futbollit, Hiddink ka nje klauzole qe e liron nga detyrimet ne rast moskualifikimi ne Boterorin 2010.
“Pas ketij projekti do perqendrohem serish tek Rusia edhe pse njerezit kerkojne qe te qendroj. Ndihem mire ne stolin e kombetares se Rusise por ne kontrate ka nje klauzole qe mund te na ndaje nese nuk shkojme ne boteror. Ne kete pike, federata mund te zgjedhe nje njeri tjeter, ose une do jem i lire te largohem”, shprehet tekniku qe ka drejtuar edhe kombetaret e Australise e Korese se Jugut.
Aktualisht Rusia renditet ne vendin e dyte te grupit 4 me 4 pike larg vendit te pare qe mbahet nga Gjermania.
Top Channel