Burgim te perjetshem per babane monster

19/03/2009 14:45

Gjykata austriake e Sankt Poelten ka denuar me burgim te perjetshem 73-vjecarin Jozef Fritzl. Babai monster perdhunoi per 24 vjet rresht te bijen, me te cilen pati edhe shtate femije.

Fritzl u shpall fajtor per vrasjen e njeres nga foshnjat, se ciles nuk iu dha ndihma e nevojshme pas lindjes, si dhe per te gjitha akuzat e tjera te ngritura ndaj tij; incest, perdhunim dhe skllaveri.

Pak perpara se gjykatesit te terhiqeshin per vendimin, Fritzl kerkoi falje. “Kerkoj falje nga thellesia e zemres, por fatkeqesisht tani nuk mund te ndryshoj asgje”, kane qene fjalet e babait perdhunues. Organi i akuzes kishte kerkuar perpara marrjes se vendimit burgim te perjetshem per Fritzl.

Ai do ta vuaje denimin ne nje burg psikiatrik te sigurise se larte.

Babai monster ka deklaruar se nuk do ta apeloje vendimin e gjykates. “Ai i ka kuptuar permasat e krimeve te veta dhe vendimi per burgim te perjetshem eshte pasoje logjike”, tha avokati i Fritzl.

Perpara marrjes se vendimit trupi gjykues pranoi argumentat e prokuroreve, se foshnja e vdekur do te kishte mbijetuar, nese do te kishte marre mjekim, por kjo nuk ishte lejuar nga Fritzl.

Top Channel