Bashkia, projekt per edukimin e grave te varfera

19/03/2009 16:30

50 gra ne pamundesi ekonomike dhe pa arsimin e nevojshem, shume shpejt do te formohen profesionalisht e me pas do te kene nje pune per te siguruar te ardhura per familjet e tyre.

Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me disa fondacione dhe shoqata ka shperndare 50 bursa per arsim profesional per grate me ne nevoje nga te 11 minibashkite e kryeqytetit.

Keto 50 gra te cilat kane perzgjedhur vete kurset 4 apo 6 mujore qe do te kryejne do te ndihmohen edhe per te gjetur pune pas perfundimit te kursit.

“Duke kultivuar prosperitet” eshte projekti me i ri i bashkise se Tiranes, i cili synon jo vete t’u vije ne ndihme familjeve te vafera, por te nxise inisiativat publike dhe private, per te ofruar edukim profesional i cili mungon ne vendin tone.

Top Channel