Propozimi i PS-se: Kartat, falas

18/03/2009 15:00

Nje dite pasi beri publik shqetesimin per rrezikun e deshtimit te pajisjes se shtetasve me leternjoftime, opozita ka dale me nje propozim te ri, ne formen e nje projektligji.

Kryetari i opozites pasi ritheksoi shqetesimin per fatin e zgjedhjeve te ardhshme qe ne optiken e tij mund te kthehen ne nje ngjarje tjeter dramatike per demokracine nese procesi i kartave deshton, solli kete propozim:

“Projektligj per pajisjen prioritare te shtetasve qe nuk kane pasaporta, si dhe dhenien e tyre falas per kete kategori. Aplikimi per pasaporte duhet te nderpriten deri ne 28 qershor”, u shpreh Rama.

Askush nuk mund te mbetet pa votuar tha Rama sepse eshte i varfer dhe se politika duhet te kujdeset per te drejten kushtetuese te cdo qytetari per te votuar.

Po Zoti Rama paralajmeroi nje skenar te erret, ate te blerjes se kartave, si faza e pare e blerjes se votes.

“Kete qorrsokak mund te shmangim duke nxjerre nga buxheti i shtetit ate mbeshtetje qe u duhet njerezve qe te bejne aplikimin dhe te marrin karten”, u shpreh Rama.

Kryetari i opozites u tregua i rezervuar ne pergjigje, kur u pyet nese ekziston ose jo mundesia e shtyrjes se zgjedhjeve, apo nese do te marre apo jo pjese Partine Socialiste, ne zgjedhje nese procesi i pajisjes me leternjoftime te shtetasve deshton.

“Problemi eshte shume serioz dhe une jam ketu per te kontribuar bashke me PS-ne qe procesi te shpetoje. Neser do te jete shume vone”, u shpreh Rama.

Top Channel