Lind Poli i Lirise

18/03/2009 15:45

Nga nje hotel i kryeqytetit Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi zyrtarizuan koalicionin e tyre zgjedhor.

 “Shpallim sot krijimin e koalicionit politik zgjedhor”, u shpreh kreu i LZHK-se, Dashamir Shehi.

Por koalicionit i mungon njeri prej ideatoreve, Spartak Ngjela.

“Zyrtarisht ka kohe deri 45 dite para zgjedhjeve, sic e parashikon edhe ligji. Ngjela eshte i mirepritur, pasi eshte nje prej protagonisteve ne koalicionit”, u shpreh Shehi.

Dokumenti qe mban firmat e Ndokes, Shehit dhe Ylberit Valterit per Bashkimin Demokrat, permban disa angazhime te pergjithshme per standartet ne perzgjedhjen e kandidateve, shanset e barabarta brenda koalicionit.

Ka lindur keshtu Poli i Lirise. Ndonese lindja pati handikapin e mungeses se nje prej ideatoreve, drejtuesit e tjere jane te bindur se gjithçka eshte brenda filozofise se polit, pra te lirise. Te lirise per t’u ndare, por edhe per t’u bashkuar serish, ne nje moment tjeter.

Top Channel