Zgjedhjet, Willson: Zbatoni standartet

17/03/2009 15:30

Ambasadori britanik ne Tirane eshte takuar me kryetarin e PDK-se, Nard Ndoka, takim gjate te cilit ai eshte informuar mbi situaten politike si dhe bashkepunimin mes partive te djathta te grupuara ne koalicionin e ri, Poli i Lirise.

Zoti Ndoka shprehu rezerva gjate bisedes me diplomatin anglez per reformen zgjedhore, qe sipas tij perjashtoi disa parti parlamentare nga procesi i numerimit te votave.

Ambasadori britanik Willson vleresoi se zgjedhjet e 28 qershorit kane rendesi jetike per te ardhmen europiane te Shqiperise dhe kerkoi nga te gjitha forcat politike te angazhohen per garantimin e standarteve europiane ne keto zgjedhje.

Top Channel