Rihapet ceshtja e “9 Janarit”

17/03/2009 15:55

Gjykata e Apelit te Vlores pranoi kerkesen e perfaqesuesve te shoqates “9 Janar”, per rihapjen e hetimeve ne lidhje me tragjedine qe i mori jeten disa dhjetra personave ne 9 janar te vitit 2004 ne nje gomone.

Perfaqesuesit e shoqates dhe avokati i tyre paraqiten si fakt per rihapjen e hetimeve nje dokument te firmosur nga nje prej drejtuesve te larte te policise se asaj kohe ku flitej per pranine e nje gomoneje te dyte ne ujrat prane Karaburunit ate nate.

Prokurori i Vlores, Pelivan Malaj e ka mbeshtetur kerkesen e familjareve te viktimave.

Kryetarja e Gjykates se Apelit, Anila Licaj dhe trupi gjykues moren vendimin per rihapjen e ceshtjes. Do te jete tashme prokuroria e Vlores, qe do te vazhdoje keto hetime.

Familjaret e viktimave te tragjedise se 9 Janarit, prej disa ditesh nisen nje greve urie ne qytetin e Shkodres nga ku vinte edhe pjesa me e madhe e viktimave. Ata kerkuan rihapjen e ceshtjes dhe kerkesa e tyre mori mbeshtetjen edhe te politikes.

Rihapja e hetimeve eshte kerkuar edhe nga deputeti Pandeli Majko me ane te nje letre drejtuar kryeprokurores Ina Rama. Ne te thuhet se “nisur nga disa deklarime politikanesh dhe ne mbeshtetje te bashkefamiljareve, te cilet kane humbur te afermit e tyre ne tragjedine e 9 janarit, 2004 do t’ju lutesha per rihapjen e hetimeve lidhur me kete ceshtje”. Majko shkruan se kerkon verifikim te cdo lloj aludimi te bere si me pare ashtu edhe sot per periudhen qe ka drejtuar Ministrine e Mbrojtjes per kete ceshtje.

Top Channel