PS-PD, replika ne distance

17/03/2009 20:25

Partia Socialiste dhe qeveria kane shkembyer sot replika te ashpra lidhur me proceset integruese te vendit.

Ne nje deklarate per shtyp, deputeti i PS Taulant Balla ka akuzuar qeverine se nuk ka marre parasysh kritikat e progres-raportit te KE.

“Qe nga publikimi i raport-progresit e deri me sot, qeveria nuk ka marre asnje hap per adresimin e kritikave qe burojne nga ky raport. Axhenda e punes qe do te behej nga raporti nuk u be asnjehere”, ka pohuar Balla.

I menjehershem ka qene reagimi i PD. “Mister “Dosja”, me zedhenesin e tij te ri, qe ka ndertuar pasurine duke trafikuar vajza te reja, foli sot me gjuhen e nje rrugaci ordiner”, ka deklaruar zedhenesi Gerti Bogdani.

Top Channel