Muca: Ka nje dore ekstremiste

17/03/2009 15:05

Per here te pare kryetari i Komunitetit Mysliman shqiptar, Haxhi Selim Muca ka pranuar se ne vend ka grupe te ardhur nga jashte qe kerkojne te percajne myslimanet shqiptare.

“Ka kundershtare, qe po genjejne, manipulojne dhe percajne. Disa njerez nga Kosova dhe Maqedonia po acarojne situaten dhe po sulmojne Komunitetin Mysliman”, u shpreh Muca.

Pas padise ne gjykate ndaj tij, kryetari Muca eshte pergjigjur edhe per akuzat ne lidhje me manipulimin e zgjedhjeve te 21 marsit nga ku do te dalin dhe organet e reja drejtuese te ketij institucioni.

“Lajmerimin ne ua bejme mytinive ne te gjithe Republiken. Cdo gje behet ne perputhje me statusin. Une kam te drejten ligjore te shpall kandidaturen time dhe dyert jane te hapura edhe per kandidatet e tjere”, u shpreh Muca.

Sipas Muces nje nder punet me te rendesishme gjate drejtimit te tij jane pronat e komunitetit, te cilat tashme jane ne proces.

Top Channel