Lushnje, aksident rrugor,plagoset 40-vjecari

17/03/2009 11:55

Nje aksident automobilistik ka ndodhur ne aksin Fier-Lushnje, ne vendin e quajtur Rotondo e Plugut, pasditen e djeshme.

Nje automjet me targa te qytetit te Fierit doli nga rruga dhe ka perfundoi shume metra jashte saj. Si pasoje e aksidentit mbeti i plagosur rende drejtuesi i mjetit, Qani Kullolli, 40 vjec nga Fieri i cili udhetonte i vetem.

Ne ndihme te tij kane shkuar kalimtaret e rastit dhe me pas policia e cila mberriti ne vendngjarje. Shkak i ketij aksidenti ka qene shpejtesia e madhe e mjetit dhe humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit.

I plagosuri eshte derguar ne fillim ne spitalin e qytetit te Lushnjes dhe per shkak te plageve te renda eshte nisur me urgjence ne Qendren e Traumes ne Spitalin Ushtarak ne kryeqytet.

Top Channel