Disa imame padisin Selim Mucen

17/03/2009 14:55

Zgjedhjet per kreun e ri te Komunitetit Mysliman qe do te zhillohen ne 21 mars, kane sjelle shenja te dukshme percarjeje brenda bashkesise islame.

Disa anetare te Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Myslyman dorezuan ne gjykate padine civile kunder KMSH, duke u kerkuar togave te zeza te shpallin te pavlefshme mbledhjen e myftinive ne Kavaje nga e cila do dale edhe kryetari i ardhshem.

“Ne i jemi drejtuar gjykates per zgjidhjen e ketij konflikti. Ne kerkojme prej gjykates qe te pezulloje procedurat dhe te vendose anulimin e zgjedhjes se kryetarit te komunitetit”, u shpreh avokati, Isuf Shehu.

Avokati konsideron edhe shkelje te tjera sic eshte mungesa e kandidateve, pervec kryetarit aktual, Selim Muca.

“Kjo eshte thjesht nje loje proceduriale qe synohet te mos njoftohen kandidatet e tjere. Nuk mund te bihet dakord me lojerat brenda komunitetit”, u shpreh Shehu.

Debatet mes paleve jane ashpersuar shume ditet e fundit, por pavaresisht perplasjes mes rrymave, asnjehere me pare ato nuk kane perfunduar deri ne gjykate.

Top Channel