“Kartat” Rama: Procesi drejt deshtimit

17/03/2009 16:20

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i cili ka takuar vezhguesit e ODIHR, te cilet kane mberritur ne Tirane, ka shfaqur shqetesime serioze persa i perket ecurise se procesit te pajisjes me karta, duke akuzuar qeverine po e con procesin drejt deshtimit.(UPDATE)

“Te gjitha te dhenat jane shkurajuese dhe po behen deshperuese, pasi po krijohet nje terren per perhapjen e manipulimeve te mundshme. Sot jemi ne prag te nje situate dramatike, e cila rrezikon te kthehet ne nje situate pa rrugedalje”, u shpreh Rama.

Shqetesimi kryesor i kreut te opozites lidhet direkt me rreth 750 zgjedhes qe nuk kane pasaporte dhe pa leternjoftim per ta eshte e pamundur pjesemarrja ne zgjedhje.

« Nese ata persona qe nuk kane sot pasaporta, neser nuk do te kene karta, keto nuk mund te quhen me zgjedhje te lira dhe te ndershme », u shpreh Rama.

Kreu i opozites konfirmoi publikimin nga ana e opozites gjate dites se merkure te nje plan veprimi per aplikimin dhe pajisjen e shtetase me leternjoftime. Detajet e planit jane ende te panjohura, por kreu i opozites tha se qellimi eshte parandalimi i deshtimit te procesit zgjedhor.

Pa takimit me monitoruesit e ODIHR dhe panorames se paraqitur, kreu i opozites u pyet edhe per mundesine e mospjesemarrjes se opozites ne zgjedhje ne kushtet aktuale.

“Nuk eshte koha per te menduar kete. Eshte koha per te folur qe situata te mos behet pa rrugedalje. Ne nuk do te lejojme te ndodhe dicka e tille dhe do te bejme te pamunduren qe ne Shqiperi te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme”, u shpreh Rama.

Top Channel