Zgjedhjet, kosto 715 milione leke

16/03/2009 15:35

Zgjedhjet ardhshme parlamentare do te kushtojne rreth 715 milione leke, ose me kursin aktual rreth 5 milione e 400 mije euro. (UPDATE)

Rreth 1/3 perbehet nga paga e shperblime. Keto do te shkojne kryesisht per tere ate armate njerezish qe do te administrojne procesin, do te trajnojne komisioneret dhe numerojne votat. Po kaq do te zene edhe investimet, ku ze kryesor eshte sistemi i survejimit me kamera, qe parashikohet nga Kodi Zgjedhor dhe aplikohet per here te pare:

“Ne synojme nje proces sa me transparent zgjedhor. Buxheti eshte me i vogel nga vitit 2005 dhe 2007”, u shpreh kreu i KQZ-se, Arben Ristani.

E megjithate debatet e disa anetareve u fokusuan pikerisht te shperblimet e komisionereve dhe trajnuesve lokale, duke diskutuar deri meditjet e tyre prej 300 lekesh te vjetra kompensim per udhetimin. Diskutime qe u dha fund Klement Zguri me kete arsyetim:

“Zgjedhjet jane si peri qe mund te terhiqet nga palet dhe ne fund keputet. Mundet qe edhe per nje diete, apo per ndonje aparature mund te prishet imazhi. Nese do te kete abuzime ne do te kemi kontroll nepermjet Ministrise se Financave”, u shpreh Zguri.

Top Channel