Senatoret italiane takojne Oketen

16/03/2009 14:45

Nje delegacion i larte i Senatit Italian, i cili po viziton Tiranen, ka zhvilluar sot takime me disa nga autoritetet me te larta shqiptare duke garantuar per mbeshtetjen e Italise ne procesin e integrimit europian te vendit. (UPDATE)

Kryetari i delegacionit italian ne Asamblene Parlamentare te NATO-s, Serxho de Grigorio, ish-kryeministri dhe ish- inistri italian i Puneve te Jashtme, Lamberto Dini, si dhe ish- kryetari i Senatit Italian, Franko Marini, kane pergezuar kryeministrin Berisha per anetaresimin e plote te vendit ne NATO, ne samitin e Prillit.

Senatoret thane se me zhvillimin e saj impresionues Shqiperia do te jete nje vlere e shtuar brenda NATO-s  Duke vene ne dukje reformat e ndermarra nga qeveria, senatoret italiane vleresuan transformimin e vendit, qe sipas tyre po permbush standartet europiane. Kete vleresim senatoret italiane, figura te njohura te skenes politike ne Itali, bene edhe gjate takimit me deputete te Kuvendit te Shqiperise.

Me kryetarin e Komisionit te Sigurise, Leonard Demi, ate te NATO-s,Pandeli Majko dhe kryetarin e Komisionit te Ligjeve, Ilir Rusmali, senatoret italiane diskutuan per perballimin e perbashket te sfidave te vendit ne rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian.

Delegacioni i senatoreve itaiane eshte takuar po sot edhe me Ministrin e Mbrojtjes, Gazmend Oketa, duke e siguruar se Italia do te vazhdoje te jete partner dhe mbeshtetes kryesor i progresit te Shqiperise, kontributi i se ciles ne luften kunder terrorizmit vleresohet nga te gjitha vendet anetare te Aleances.  

Top Channel