Replika mes LSI dhe G99

16/03/2009 18:35

Nje dite pas mitingjeve, Levizja Socialiste per Integrim dhe G99 kane replikuar ne distance.

Per LSI-ne, Pellumb Xhufi falenderoi anetaret dhe simpatizantet qe sipas tij shprehen me ze te larte urrejtjen dhe zemeraten kunder qeverise.

“Me qendrimin ndaj krimit shteteror te Gerdecit matet dhe integriteti i cdo force politike. Gerdeci nuk perballohet dhe nuk mund te perballohet as me politiken e vjeter, as me politiken e re te dashurise. Dita e djeshme nuk meritonte te ishte nje dite e heshtur, nuk meritonte te ishte nje dite dashurie, por meritonte te ishte nje dite proteste te zhurmshme me ze te larte, natyrisht nje proteste qytetare si ajo qe organizuam ne, kunder nje qeverie e cila eshte e zhytur deri ne fyt”, ka deklaruar Xhufi.

Per G99, e rreshtuar perkrah socialisteve dhe shume e ashper me LSI-ne, replika erdhi nga Erion Veliaj.

“Ajo qe treguam dje ishte qe bashkimi qytetar eshte shume here me i forte sesa grupimet private te politikes. Ajo qe arritem te tregonim dje ishte qe qytetaret e kane ndare mendjen. Nje qeveri familjare private qe menaxhohet nga zoti Berisha dhe nje parti private qe manaxhohet nga familja Meta nuk jane te mjaftueshme per te ndalur pasionin qe qytetaret kane per ndryshimin”, eshte shprehur Veliaj.

 

 

Top Channel