Rama: Rivalet, ne krize idesh

16/03/2009 16:05

Kryetari i opozites Edi Rama vetem nje dite pas mitingut te thirrur nga koalicioni qytetar ne nje vjetorin e tragjedise se Gerdecit, e vleresoi manifestimin si nje shprehje te dashurise dhe solidaritetit per te gjithe ata qe dje kishin nevoje per dashuri dhe mbeshtetje. (UPDATE)

“Deshiroj te falenderoj nga zemra, te gjithe ata qytetare qe dje i dhane jete atij manifestimi madheshor gjithe ata qytetare dhe qytetaret qe dje i dhane jete atij manifestimi madheshtor ishte shprehje e domosdoshmerise per te mos i harruar plaget e se shkuares”, u shpreh Rama.

Kreu socialist i ktheu pergjigje edhe kundershtareve te tij politike, qe e atakuan te dielen per mbajtjen e ketij mitingu, por qe ne vijimesi gjate ketyre diteve kane shigjetuar ate dhe familjen e tij.

“Akuzat e kundershtareve tane kunder meje dhe familjareve eshte shprehja me kuptimplote e krizes se ideve nga ata qe perfaqesojne politiken e se shkuares”, u shpreh Rama.

Duke vecuar dhe njehere tezen e tij se partite duhet te jene instrument ne duart e qytetareve zoti Rama iu pergjigj dhe pyetjeve rreth perberjes se koalicionit para zgjedhor, kur tha se koalicioni me i madh do te jete ai me qytetaret. Bashkimi i ri per kryetarin e opozites do te misheroje ne fushen e betejes zgjedhore nje koalicion sipas tij shume te madh pertej partive.

Top Channel