Qeveria: Gjyqtaret ta harrojne rritjen e rrogave

16/03/2009 08:25

Gjyqtaret duhet te harrojne rritjen e rrogave deri ne vitin 2011.

Programi buxhetor afatmesem i qeverise nuk parashikon efekte financiare per togat e zeza per tri vitet e ardhshme, ndryshe nga premtimet per prokuroret,
te cilet do te perfitojne rritje te rrogave ne nivelin 70 per qind.

Ne raportin e Ministrise se Financave parashikohen vetem ndertime te godinave te reja ne te gjithe Shqiperine. Prioritet i qeverise per tri vitet e ardhshme parashikohet te jete edhe trajnimi i gjyqtareve, si dhe gjykimi me shpejtesi.

Ne kete vit parashikohen ofrimi i kushteve cilesore te
punes, gjykimit dhe sherbimit per gjyqtaret dhe qytetaret, me qellim arritjen e standardeve bashkekohore, nepermjet sigurimit te skemes funksionale te godinave te gjykatave deri ne 52% te tyre, mobilimit te zyrave dhe sallave te gjyqit deri ne 68% te gjykatave dhe plotesimit me elemente te sigurise deri ne 53% te tyre.

Gjithashtu jane parashikuar permiresimi ne vazhdimesi i infrastruktures elektronike te gjykatave per mbeshtetjen e sistemit te menaxhimit te çeshtjes gjyqesore.

Top Channel