Rezultatet e sondazhit te fundit te realizuar nga agjencia “Rejting” perjashtojne mundesine qe ndonjeri nga kandidatet presidencial shqiptare te zgjidhet president i Maqedonise.

Sipas ketij hulumtimi, gjasa me te madhe per te vazhduar garen ne rrethin e dyte zgjedhor kane dy kandidatet presidencial maqedonas Gjorge Ivanov dhe Lubomir Frckovski.

29 % nga qytetaret e anketuar do te votojne per kandidatin e VMRO-DPMNE-se Gjorgji Ivanov, 14% per Lubomir Ferckovskin e LSDM-se, 12% per Imer Selmanin, 8% per Lube Boshkovskin, 6% Agron Buxhakun, 4% Nano Ruzhin dhe 3% Mirushe Hoxhen.

Shumica e qytetareve te anketuar kane thene se fushata nuk do te ndikoje se per ke do te deklarohen ne zgjedhje. 69% e qytetareve te anketuar kane thene se do te dalin ne votime, kurse pjesa tjeter akoma nuk jane percaktuar.

Sondazhi eshte realizuar nga data 12 deri me 14 mars, ndersa jane perfshire gjithesej 1080 qytetare.

Top Channel