Bosch: Rrezik, per rritje te varferise

16/03/2009 11:25

Nisi ne Tirane konferenca e organizuar nga OSBE-ja per ekonomine dhe mjedisin, ne te cilen marrin pjese edhe disa ministra.

Ne fjalen e tij, ambasadori Robert Bosch, shprehu shqetesimin per renien e te ardhurave nga emigrantet dhe kjo shkakton edhe rrezikun per rritjen e nivelit te varferise, duke ditur se Shqiperia nje pjese te burimeve financiare e ka prej shtetasve tane qe jetojne dhe punojne jashte atdheut.

“Ekonomia boterore ka ndryshuar sic ne nuk e prisnim”, u shpreh Bosch

Nga ana e tij, ministri i Brendshem, Bujar Nishani, propozoi nenshkrimin e marreveshjes se bashkpunimit mes vendeve pritese e tranzitore per menaxhimin e levizjes se njerezve.

Top Channel