Gerdec, heshtje per 26 viktimat

15/03/2009 12:20

Ne 12:20 akrepat e ores kane ndalur dhe vendin e gjithckaje e ka zene heshtja. (UPDATE)

Te mbledhur per te kujtuar tragjedine e Gerdecit, nje vit me pas lideret e opozites, qytetare te Tiranes, banore te Gerdecit dhe zonave perreth kane perkujtuar viktimat e kesaj tragjedie.

Ne heshtje dhe pa asnje fjale, te pranishmit, mes te cileve kreu socialist Edi Rama, i shoqeruar nga i biri Gregori dhe Skender Gjinushi, Paskal Milo, Erion Veliaj e te tjere zyrtare te larte te opozites kane hedhur lule ne vendin simbolik te shperthimit dhe me pas, se bashku me ata shume qytetare qe kishin ardhur ne kete ceremoni kane nisur marshimin drejt Tiranes.

Ne te dale te Gerdecit dhe ne afersi te Vores, ne autostrade, turma ka hapur nje flamur gjigand. Ky ka qene fillimi i fazes se dyte te protestes. Flamuri ne pjese te ndryshme te autostrades i ka kaluar si stafete grupimeve te ndryshme, nen kujdesin vullnetareve te PS-se.

Flamuri dhe pjesemarresit pritet te bashkohen diku rreth ores 17 prane “Zogut te Zi”, ku do te nise edhe marshimi ne pjesen e fundit, deri ne Sheshin “Skenderbej”, aty ku do te mbahet edhe mitingu permbylles.

 

Top Channel