Veliaj ne Kucove: Ja formula jone

14/03/2009 20:15

Gjate festimeve te Dites se Veres ne Kucove, kryetari i G99 Erjon Veliaj ka rikonfirmuar koalicionin qe forca politike qe ai drejton do beje me Partine Socialiste.

Ai ka marre pjese edhe ne nje takim me strukturat lokale te PS, ku shfrytezoi simboliken e festes per te shpjeguar ndryshimin qe duhet te ndodhe.

“Formula duhet te jete parimore. Dhe formula qe ofrojme eshte kjo: ose ngrihemi te gjithe bashke, ose biem te gjithe bashke. Kjo beteje fillon neser, qe eshte nje dite perkujtimi dhe duhet te vazhdoje”, ka deklaruar Veliaj.

Ndersa Fidel Ylli eshte deklaruar si kandidat i socialisteve ne qarkun e Beratit dhe Skraparit.

Top Channel