Dita e Veres, festime ne te gjithe vendin

14/03/2009 08:00

Elbasani, Tirana dhe gjithe Shqiperia festojne sot Diten e Veres, e cila prej vitit 2004 eshte kthyer ne nje feste zyrtare.

Ne Tirane evenimenti qe do te pushtoje rruget nga ora 09.00 deri ne oren 24.00, ka marre nje dimension nderkombetar, pasi tre nga ambasadat kryesore te bashkimit europian, e kane mbeshtetur ate, me nje projekt qe synon te promovoje bashkepunimin artistik mes vendeve dhe vlerat e muzikes se re shqiptare.

Sipas perfaqesuesve te vendoreve kryeqytetas, qendra e Tiranes dhe zona te tjera te saj sot do te shnderrohen ne ambiente feste dhe lirshmerie publike ku gjithsecili mund te gjeje argetimin e preferuar.

Nga ora 09.00 deri ne 16.00 do te bllokohet qarkullimi ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, sheshi “Nene Tereza”, rruga “Deshmoret e 4 Shkurtit” dhe “Ismail Qemali”.

Koncert me grupe rock dhe muzike alternative do te “pushtojne zonen e Bllokut, mjaft e preferuar nga rinia kryeqytetase. Kjo do te perbeje edhe ate qe u quajt risia e kesaj dite nga ana e drejtoreshes se Marredhenieve
me Publikun ne Bashkine e Tiranes, Belinda Balluku.

Festa do te nise paraditen e sotme ne sheshin “Skenderbej” me kenget dhe vallet e Ansamblit “Tirana”.
Me pas, akrobate dhe kloune nga Cirku i Tiranes do te argetojne femijet e pranishem, ndersa banda e qytetit do te filloje rrugetimin ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Ne shesh, nuk do mungoje kendi i kulinarise shtepiake me gatime tradicionale, qe do te ofrohen per shijim, nga nje grup amvisash te qytetit te Tiranes, bashke me receten e gatimit. Ne Parkun “Rinia”, Bashkia e Tiranes do te instaloje nje sistem Karaoke, qe i fton te gjithe te behen protagoniste te kenges.

 

Top Channel