Scheffer: Shqiperia dhe Kroacia, anetare te NATO-s

13/03/2009 08:30

Sekretari i Pergjithshem i Organizates se Atlantikut te Veriut, Jaap de Hoop Scheffer, tha se dyert e NATO-s do te mbeten te hapura, pasi Shqiperia dhe Kroacia te behen anetare te me te drejta te plota ne samitin e aleances ne muajin prill.

Sipas tij, zgjerimi i NATO-s vazhdon te mbetet ne rendin e dites te Aleances, vecanerisht per te garantuar vazhdimesine e procesit te stabilizimit te Evropes. Deklaratat u bene gjate ceremonise se festimit te pervjetorit te dhjete te pranimit te Hungarise, Republikes Ceke dhe Polonise ne aleancen e atlantikut.

“Zgjerimi i NATO-s mbetet nje nga strategjite kryesore per konsolidimin e Evropes”, sqaroi ai. Gjate samitit te saj te ardhshem, me 3 dhe 4 prill ne Strasburg dhe Kehl, NATO do te prese Kroacine dhe Shqiperine si anetare te reja te Aleances.

Disa shtete te tjera, mes te cilave Ukraina dhe Gjeorgjia, kerkojne gjithashtu te integrohen, por kerkesa e tyre u refuzua gjate samitit te meparshem, ne Bukuresht, ne pranveren e vitit 2008.

Top Channel