“Gerdeci”, dosja ne Gjykaten e Larte

13/03/2009 16:15

Prokuroria e Pergjithshme ka dorezuar dosjet voluminoze te ceshtjes “Gredeci” se bashku me kerkesen per gjykim brenda orarit zyrtar te Gjykates se Larte. (UPDATE)

Ne limitet e afatit, gati nje vit para pervjetorit te shperthimit tragjik, prokuroria ka mbyllur hetimet per 28 te pandehur, nga te cilet kater ne paraburgim dhe 24 ne gjendje te lire, te cilet akuzohen per ate qe njihet si tragjedia e Gerdecit.

Nderkohe, nje piste tjeter, ajo e supozuar per trafik fishekesh me destinacion Afganistanin eshte lene jashte materialeve te dorezuara ne Gjykaten e Larte.

Per te transportuar 89 fashikujt hetimore me qindra faqe secili qe ne total bejne 28 mije faqe, prokuroreve u eshte dashur te bejne me automjete disa here xhiron nga Prokuroria e Pergjithshme ne Gjykaten e Larte.

Dosjet ishin te paketuara ne kuti te medha dhe shoqeroheshin nga prokuroret. Ajo cfare shkoi ne Gjykaten e Larte ka lidhje me tragjedine e Gerdecit, procedurat qe u ndoqen per perzgjedhjen e ish-repartit te tankeve si vendi i cmilitarizimit te municioneve, perfshirja e ushtrise ne transportin e ketyre municioneve nga depot ne repart, si edhe kushtet e sigurise aty.

Mes te pandehurve eshte edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA Luan Hoxha, si edhe ushtarake te tjere por edhe sekretare te pergjithshem te Ministrise se Mbrojtjes, apo pjesetare te komisioneve vleresuese per vendosjen e cmimeve te fishekeve dhe municioneve.

Por dosja e tregtise se fishekeve dhe dyshimit per aferat e korrupsionit mes “Meico”-s dhe kompanise se Efraim Diverolit do te vijoje ende te hetohet per te mbledhur akoma prova, por edhe per deshmi te domosdoshme.

Top Channel