Rama: Qeveria t’i ktheje bashkise asetet

12/03/2009 17:00

Bashkia e Tiranes i kerkon qeverise qe t’i ktheje bashkise asetet qe i takojne, pasi eshte i vetmi pushtet vendor qe nuk ka prona per te realizuar projektet e saj ne sherbim te komunitetit.

Gjate inaugurimit te cerdhes numer 26 ne kryeqytet Rama u shpreh se pervec ndertimit te shkolles se Bregut te Lumit, qe po pengohet pasi Ministria e Ekonomise do te privatizoje objektin jane edhe nje sere projektesh te tjera qe kane mbetur peng.

“Besoj qe eshte rasti i duhur per t’i bere apel kryeministrit dhe qeverise qe te mos bejne as demagogji dhe as propaganda vulgare duke akuzuar bashkine e Tiranes, por te na vene ne dispozicion hapesirat qe kemi kerkuar per te ndertuar edhe kater shkolla te reja, tre kopshte, tre cerdhe dhe qendra sociale”, u shpreh Rama.

Rikonstruksioni i ketyre ambienteve ka permiresuar dukshem kushtet per mirerritjen e femijeve. Kapaciteti i cerdhes do te mundesoje tashme akomodimin e 80 femijeve.

Top Channel