Memia: Legalizim shtesave te kateve

12/03/2009 16:55

151 mije pallate me shtesa katesh do te legalizohen dhe pritet qe ne treg te futen 2 miliard euro.

Drejtori i ALUIZNI-t, Shaban Memia, tha se keto jane pallatet me te medha ne Tiranes dhe gjate diteve te ardhshme do te legalizohen objekte me siperfaqe me te vogel.

“Ne Tirane shtesat ishin kthyer ne ndertim informal. Per legalizimin e tyre ne jemi ne fazen perfundimtare”, u shpreh Memia.

Kreu i ALUIZNI-t sqaroi se rreth 1700 objekte ne vend do te prishen pasi jane te ndertuar ne zona te mbrojtura.

Memia sqaroi se te gjithe qytetaret te cilet nuk kane mundesi te paguajne do te kene mundesi te perfitojne kredi pasi ALUIZNI ka nenshkruar marreveshje bashkepunimi me disa banka.

Nga ana tjeter, nenkryetari i Bashkise se Tiranes, Eduart Shalsi, deklaroi se kembengulja e Berishes per te zbehur kompetencat e pushtetit ligjor eshte ecje ne nje rruge pa krye ne procesin e legalizimit.

“I bej thirrje Berishes qe te heqe dore nga keto forma primitive dhe te mos kujtohej tani per keto lloj legalizimesh”, u shpreh Shalsi.

Top Channel