Grabitja, “viktima” punonjesit e Postes Shqiptare

12/03/2009 11:55

Grabitja e sotme ne Lezhe eshte bere ndaj punonjesve te Postes Shqiptare, pasi keta te fundit terhoqen nga banka shumen prej 5 milione lekesh.

Policia e Lezhes ben te ditur se grabitja ka ndodhur, kur klientet e bankes kane dale nga ndertesa. Tre persona te maskuar i kane sulmuar, i kane marre parate dhe me pas jane larguar me shpejtesi nga zona.

Informacionet e fundit sqarojne se grabitesit u larguan me nje makine tip Volfswagen me targa te huaja, ndersa po punohet per identifikimin e tyre.

Top Channel