Depozitat, garanci deri 25 mije euro

12/03/2009 20:25

Qeveria ka marre vendim qe depozitat e qytetareve ne bankat private jane te garantuara deri ne shumen 25 mije euro.

“Me kete vendim ne garantojme 80 per qind te totalit te depozitave ne vend”, ka deklaruar kryeministri Berisha gjate mbledhjes se qeverise.

Vendimi i Keshillit te Ministrave synon edhe te terheqe ne Shqiperi edhe kursimet e emigranteve. “Ky ligj eshte i domosdoshem per te garantuar edhe kursimet e emigracionit shqiptar. Ky eshte nje vendim me impakt pozitiv per gjithe emigrantet qe depozitojne parate ne bankat e Shqiperise, duke i pasur te sigurta ne masen 25 mije euro. Edhe ato mbrojtje qe mund te jene ne vendet ku jetojne, edhe ketu do te jete nje streh i sigurte per parate e tyre”, ka sqaruar Berisha.

Deri tani shuma e garantuar e depozitave ka qene 700 mije leke. Rritja e shumes deri ne 25 mije euro e rrit pragun afersisht me kater here.

Top Channel