Berat, asnje gjurme nga polici i zhdukur

12/03/2009 08:40

Tete dite pas zhdukjes se policit Foto Buhali, familjaret bejne apel per ndihme.

Punonjesi i dhomave te paraburgimit ne Komisariatin e Policise se Beratit eshte larguar nga banesa e tij ne lagjen “Kala” mesditen e dates 4 mars dhe qe nga ai moment askush nuk ka informacion per te. Deri tani te gjitha kerkimet e organizuara per gjetjen e tij kane perfunduar pa rezultat.

Familjaret kerkojne ndihme nga autoritet per gjetjen e 52-vjecarit, largimin e te cilit ata nuk munden ta lidhin me asgje. Fotografia e Buhalit tashme eshte shperndare prej ditesh ne te gjitha komisariatet e vendit, ndersa kane nisur hetimet per te zbuluar rrethanat e zhdukjes.

Burime policore thane se nuk perjashtohet mundesia qe punonjesi i policise te kete vrare veten, por kjo mbetet vetem nje hipoteze.

 

Top Channel