Masakra e Qafe Gjashtes, debate ne seance

11/03/2009 13:20

Gjyqi ndaj te akuzuarve si autore te maskares se Qafe Gjashtes ka vijuar me debate mes gjyqtarit Fran Prendi dhe avokateve mbrojtes , qe sipas tij po behen shkak per mos zhvillimin e procesit.

Megjithate mungesa e njerit prej avokateve e ka detyruar trupen gjykuese te gjeje nje zgjidhje tjeter, duke e shtyre procesin per ta zhvilluar brenda dites, ne nje ore me te vone. Megjithe kete mase gjykata ka mundur te degjoje vetem dy deshmitare, ne nje kohe qe pas dyerve prisnin per te folur edhe gjashte  te tjere.

Njeri nga deshmitaret, Robert Gerdhuqi , po vuan denimin per disa vepra penale. Deshmitari tha se gjate masakres ne te cilen u vra dhe me pas u dogj Gjergji Mehmeti si dhe u mbajt peng e u torturua polici Edi Alia, kishte njohur vetem njerin nga te pandehurit, Eduart Cipen. Ndersa mbante mend se kishte pare nje makine qe po digjej dhe njerez te paidentifikuar perreth.

Top Channel