Kartat, LSI: Vonesa, skenar i qeverise per zgjedhjet

11/03/2009 14:35

Levizja Socialiste per Integrim ka kerkuar ngritjen e nje komisioni hetimor per te zbardhur ate qe Sekretari i Pergjithshem, Petrit Vasili, e quajti deshtim te qeverise ne procesin e pajisjes se qytetareve me karta identiteti.

Sipas Vasilit pas ketyre vonesave fshihet nje skenar i qarte i kryeministrit Berisha per te manipuluar rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit.

“Qeveria po e fut procesin dhe deshtimin e tij ne rrugen e faktit te kryer, per te aplikuar me pas ne kushtet e krizes se kohes, skenare te tjera kompromentuese, te cilat e rrezojne Kodin Zgjedhor, i cili lejon vetem votimin me karta identiteti dhe pasaporta. Ne keto kushte LSI kerkon ngritjen e menjehershme te nje Komisioni Hetimor Parlamentar per te zbardhur e bere publike gjendjen reale ne te cilen ndodhet procesi i pajisjes me karta identiteti si dhe pergjegjesite konkrete te mosrealizimit te tij”, u shpreh Vasili.

Sipas Levizjes Socialiste per Integrim qeveria duhet te kishte planifikuar qe ne fillimet e procesit pajisjen falas me karta identiteti te disa kategorive ku bejne pjese pensionistet ne fshat dhe qytet, studentet, te papunet, familjet qe marrin ndihme ekonomike, personat me aftesi te kufizuara dhe kujdestaret e tyre, si dhe te punesuarit me paga minimale ne sektorin privat dhe shteteror.

Top Channel