Itali, dy shqiptare denoncojne dhunen raciste

11/03/2009 18:30

Dy vellezer shqiptare ne Itali, 33 dhe 37 vjec kane denoncuar ne polici se jane sulmuar nga nje grup italianesh te armatosur me shkopinj dhe gura.

Sipas viktimave, sulmi ka ndodhur ne nje nga lagjet me popullore te Romes dhe 4 nga agresoret ishin te armatosur edhe me pistoleta.

Pas marrjes se denoncimit, policia e kryeqytetit italian ka nisur hetimet per identifikimin e autoreve te sulmit.

Agresionet me sfond racist jane shtuar se tepermi ne Itali, pak kohe me pare nje grup rumunesh u sulmuan me shkopinj bejzbolli dhe te njejtin fat pati edhe nje i ri kinez.

Top Channel