France, jo alkool dhe cigare personave nen 18 vjec

10/03/2009 11:20

Qe te blesh cigare dhe alkool ne France duhet te jesh te pakten 18 vjec. Deputetet e asamblese kombetare votuan nje amendament ne projektligjin per shendetin publik, qe pritet te kaloje edhe ne Senat.

Ai ndalon shitjen e ketyre produkteve per te rinjte qe nuk e kane mbushur kete moshe, si dhe shperndarjen falas te alkoolit per te miturit ne cdo lokal publik. Kufizimet prekin edhe spotet publicitare te pijeve alkoolike dhe duhanit ne internet, ashtu sic ka ndodhur ne televizion dhe shtyp.

Reklamat do te ndalohen ne faqet per te rinjte, ne shoqatat, federatat sportive, apo ligat profesioniste. Nje projekt i tille po studiohet te zbatohet edhe ne Itali.

Top Channel